Çanta me euro dhe pistoleta lodër që “ngriti në këmbë” Rinasin

schedule21:01 - 22 Janar, 2022

schedule 21:01 - 22 Janar, 2022

Një qytetar egjiptian ka vendosur në alarm sigurinë sot në aeroportin e Rinasit. Policia njofton se si rezultat i kontrolleve i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër.

Pistoleta lodër e futur në një këllëf lëkure u zbulua gjatë kontrolleve në bagazh me skaner. Egjiptiani që ishte nisur për në Gjermani ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Nga kontrollet në Rinas u zbulua edhe një rast i mos deklarimit të të hollave. Gjatë kontrollit në vijën e dytë në çantën e një qytetari afrikan i cili ishte nisur nga Dubai u gjetën dhe sekuestruan 62000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Gjithashtu u procedua penalisht një 37-vjeçare nga Tirana, pasi sipas policisë “dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani për arsye azili”./ Abcnews.al