Partizani dhe Kastrioti do të përballen në “Elbasan Arena” në sfidën e javës së 17-të të Abissnet Superiores.
Një takim interesant mes dy skuadrave, që do kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Demat dhe krutanët vijnë pas fitoreve të arritura në javën e 16-të dhe në këtë sfidë janë më të motivuar se kurrë për të korrur edhe fitoren e radhës.
Dritan Mehmeti dhe Emiliano Çela kanë vendosur edhe për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës, duke iu dhënë fund edhe dilemave të tyre, teksa do të debutojë edhe Sherif Kallaku.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha; Sota, Belica, Bitri, A. Marku; Rrapaj, H. Marku, Kallaku; Junior, Mala, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti
Kastrioti: Sali; Rami, Hussein, Dida, Neziri; Onanuga; Hasani, Henry, Greca, Kodra; Kaina. Trajner: Emiliano Çela. /f.a/abcnews.al

