Zgjedhjet, Topi: Basha është personi juridik i PD, “6 Marsi” do jetë test

schedule20:05 - 21 Janar, 2022

schedule 20:05 - 21 Janar, 2022

Për Bamir Topin, Lulzim Basha është personi juridik i Partisë Demokratike. I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi,Topi duke komentuar situatën para zgjedhjeve të pjesshme lokale, tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të regjistrojë vetëm kandidatët e Bashës.

“Ai është personi fizik dhe juridik i PD që në KQZ do të përkthehet si partia që do hyjë zyrtarisht në zgjedhje. Askush tjetër që është jashtë nuk mund të pranohet. Pjesa juridike është kjo. Nuk ka asnjë lloj shansi askush përveç përfaqësimit zyrtar. Në zgjedhjet e dekretuara do të pranohet nga KQZ vetëm kandidaturat e formatit zyrtar. Ata të Berishës hyjnë me statusin e individit të pavarur”, tha Topi.

Lexo edhe: “Opozita nuk ekziston”, Topi: Rama në delir, pa kundërshtarë

Megjithatë, ish-presidenti thotë se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një test për dy palët që prej muajsh i tregojnë forcën njëra-tjetrës.

“Është një test, i ngjan këtyre të Covid. I shpejti të jep një indikacion, por monekulari është ai që të certifikon. Me këtë çarje problemet janë të mëdha. Ekuacioni është i qartë, por ka të panjohura”, u shpreh Topi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!