Hoxha: Berisha mori fund me 21 Janarin, vrasjet u kryen nga këndi i Ndrea Prendit dhe Agim Llupos

schedule14:03 - 21 Janar, 2022

schedule 14:03 - 21 Janar, 2022

Vrasja e 4 protestuesve në protestën e 21 Janarit të 2011 tregon qartë se fajtori i vetëm është pushteti i asaj kohe.

Gazetari investigativ Artan hoxha i ftuar në studion e ABC Live ka theksuar se 4 protestuesit janë vrarë nga dy kënge kryesore ku nga një kënd ishte Agim Llupo dhe në këndin tjetër komandanti i përgjithshëm i Gardës, Ndrea Prendi.

“Më 21 janar Sali Berisha mori fund dhe faturën që ka bërë atëherë po e merr sot non grada e SHBA. Ai kërko prova nga amerikanët, çfarë provash do të tjera ku prova është e qartë ku katër persona të pafajshëm u vranë në mes të ditës në Dy të të gjithëve. Vrasja është kryer nga dy kënde ku në njërin ndodhej Agim Llupo dhe në këndin tjetër Ndrea Prendi Komandat i Gardës, që janë dhe njerëzit e fundit që duhet të përdornin armët. Zyber Veizi  dhe Hekuran Deda janë vrarë nga pozicioni i Agim Llupos Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Aleks Nika dhe Faik Myrtaj janë vrarë nga pistoleta e komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se vlen të theksohet se dhe pse kanë kaluar 11 vite nga ngjarja akoma dy nga vrasjet janë pa autor.

LEXO EDHE:4 dëshmorët e 21 Janarit, Hoxha: Origjina e tyre tregon se kryeministri i kohës donte hasmëri me gjithë Shqipërinë

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se Aleks Nikës i është gjetur një predhë në kokë, por që provat janë shkatërruar në laboratorin e kriminalistikës, dhe Hekuran deda është vrarë nga një plumb tejshpues dhe nuk ka asnjë provë për këtë.

Sipas tij përsa kohë nuk ka autor për dy vrasjet që ndodhen në dhunën e 21 Janarit dosja nuk mund të mbyllet.

“Deri më tani është zbuluar vetëm vrasja e Veizit që është kapur nga kamerat e televizioneve por që u zhduken shpejt ku janë ato pamje. Berisha në deklaratën e tij tha se ishit aty si nuk i kapët pamjet, pse nuk dolën pamjet atë ditë nuk e di. Pamjet nuk dolën atë ditë se ato kanë qenë, nuk dolën nga paaftësia apo nga lodhja nuk duhet që të kërkohet më llogari kameramanit. Pse unë këmbëngul se të vrarët vijnë nga këto dy pozicione. Zyber Veizi  nga automatiku dhe nga Ndrea Prendi, akoma nuk ka vendim gjykate se nga është vrarë Aleks Nika që i është gjetur predha në kokë që prova u dëmtua nga loboratori i kriminalistikës. Plumbi që i mori jetën Hekuran Dedës ishte tejshpues dhe nuk u gjet kurrë fajtori. Për sa kohë nuk ka autor të verifikuar kjo dosje nuk mund të pushohet, kjo është një çështje pa autor”, ka thënë Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!