4 dëshmorët e 21 Janarit, Hoxha: Origjina e tyre tregon se kryeministri i kohës donte hasmëri me gjithë Shqipërinë

schedule13:50 - 21 Janar, 2022

schedule 13:50 - 21 Janar, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC Live ka kujtuar dëshmorët e 21 janarit, ku thekson se është për të ardhur keq që dhe pas kaq shumë vitesh akoma nuk është bërë drejtësi.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se atë ditë janë vrarë katër qytetarë të pafajshëm të cilët ndodheshin pasiv në mes të qytetarëve që ishin të dhunshëm.

Ndër të tjera ai thekson se dëshmorët e asaj dite treguan se kryeministri i asaj kohe për shkak të origjinës që kishin dhe viktimat kërkoi që të futej në hasmëri me të gjithë Shqipërinë.

“Katër protestuesit e vrarë me 21 janar të 2011 janë të vetmit dëshmorë në atë bulevard. Plakat që janë të vendosura në atë bulevard që kujtojnë të rënët e 21 janarit janë simbol i vrasjes së katër njerëz të pafajshëm që për shkak të pushtetit të kohës nuk ishin as aktiv në protestë mes personave që përdorën molotov, shkopinj e gurë por ishin jo aktivë. U vranë katër njerëz që dhe ti kishin zgjedhur me dore nuk do të kishin gjetur një shtrirje të tillë gjeografike. Viktimat ishin Zyber Veizi nga Gjirokastra, Hekuran Deda  nga Dibra, Faik Myrtaj nga Fieri dhe Aleks Nika nga Lezha.

Sikur ish kryeministri ka dashur të bëhet hasëm me gjithë Shqipërinë, ishin persona që nuk ishin aktivë në protestë dhe nuk ishin as në rreshtin e parë dhe as të dytë, vrasja e tyre është bërë në momentin që protesta po shuhej. Kur kishte shumë të plagosur dhe në prag të errësirës duke menduar se protesta do të ishte dhe më e vështirë për tu menaxhuar ishte ndoshta një shkak. kryeministri i kohës duket se ka dashur që të futet në hasëm”, ka thënë Hoxha.

Gazetari ka theksuar mes të tjerash se është e pamundur të mendosh se në atë Bulevard simbol për kryeqytetin kanë humbur jetën 4 persona të pafajshëm .

Sipas tij ajo protestë mbahet mend vetëm për 4 dëshmorët e rënë dhe jo për dhunën, pasi ka pasur dhe më shumë protesta të tjera ku janë përdorur dhe antitanke por që nuk kanë ngelur në memorien tonë.

“Ky është 21 janari më i vakt, pasi në 10 vjetorin kishte zë dhe kërkohej drejtësi për ato viktima, por ceremonia e bërë sot nuk është më mungesë respekti ndaj të vrari për ato qytetarë, por ato janë vrarë në mes të ditës në sy të të gjithë shqiptarëve në sy të botës. Nëse ajo protestë nuk do të kishte ato dëshmorë nuk do të mbahej mend sot, siç nuk janë mbajtur mend protestat e tjera të dhunshme pasi në ’98 ajo godinë është sulmuar me anti tank”, ka thënë gazetari ndër të tjera./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!