Zgjatja e mandatit të Vettingut, debate mes opozitës e maxhorancës te “Legjislacioni”

schedule12:20 - 21 Janar, 2022

schedule 12:20 - 21 Janar, 2022

Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut ka sjellë debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. PS ka sjellë argumentat e saj pro zgjatjes së mandatit kurse opozita e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Diskutimet:

Klotilda Bushka: Kemi një vonesë të justifikuar për mospërmbylljen e këtyre çështjeve. Jemi para 2 zgjidhjeve, i takon kuvendit të vendosë. KLP dhe KLP jaanë të gatshëm se nëse nuk shtyhet afati i organeve të vetingut do bënin maksimumin e punës së tyre për të realizuar funksionet që u ngarkon kushtetuta apo ligji. Këshillave do u duhet kohë kurse organet e vetingut e kanë të ezauruar një pjesë, ka njëlloj standardi në lidhje me këtë çështje. Edhe koha që merret në konsideratë nga të gjithë ata që kanë dhënë një opinion është se mbaron nëse kjo kalon nga orgnaet e vetuingut. Edhe SPAK ka dhënë një përgjigje në të cilën thotë se pasi jemi njohur me relacionin shprehemi darkod me relacionin e Kushtetutës. OBDAT për ndryshimeet kushtetuese e rekomandon shtyrjen e afatit deri në fund të 2024. Vlerëson që ky është një afat që siguron që KPK dhe komisionerët publikë kanë kohë mjaftueshëm për të përfunduar punën.

Erisa Xhixho: Jam e mendimit dhe e gjykimit se ndryshime të tilla të kushtetutës të cilat është hera e shtatë që ndryshojmë kushtetutën që nda ndryshimet e 20018 duke mos kaluar kjo në referendum duke mos u kaluar qytetarëve, iniciativa të tilla janë jo vetëm jashtë asaj që do të dëshiroja të ndodhte në këtë moment ku është arrnuar kushtetuta, por si një as ligj i thjeshtë me gjithë respektin dhe peshën që duhet të ketë në vendin tonë. Mua më duket një luftë për të ndryshuar sa më shpejtë kushtetutën.

Doja të sillja në vëmendje që në propozimin që kjo maxhorancë i ka bërë kësaj iniciative ka konflikt interesi. Hajde bëjmë diskutim profesional për zgjatjen e këtij procesi. Debati bëhet ky institucion përfaqësohet nga njerëz nga individë që në shumë raste janë anatemuar për veprime të dyshimta me 2 standarde.

Damian Gjiknuri: Sot jeni në fazën e përmbylljes së një procesi që mori kohë. Përrej retorikës politike për të kapur veshët e militantëve politikë duhet t’i sqarojmë publikut indiciet e iniciativës. Kemi qenë dakort për një marrëveshje kemi ngritur institucione, mund të kishin ecur më shpejtë më ngadalë kjo është pjesë e rezultatit të punës. Procesi s’duhet lënë në mes, duhej të depolitizohej. Nuk është thjeshtë marrëveshje politike por është kushtetuta e Shqipërisë. Është iniciativë që lindi për shkak të një nevojë dhe motive.

/abcnews.al