Lideri i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një mesazh për demokratët.
Me pamjet dhe mbështetjen që mori dje nga takimi në Kurbin, kryedemokrati u kërkon demokratëve besim për të ndërtuar të ardhmen.
“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. #ZgjedhimTëArdhmen” shkruan ai.
Partia më e madhe në opozitë është më e përçarë se kurrë për shkak të konfliktit të thellë Basha-Berisha, pasi ish-kryeministri u përjashtua nga grupi i PD-së në momentin që u shpall “non grata” nga SHBA./ Abcnews.al