Rikonstruksioni i shkollës, Balla: Kërkesa e komunitetit bëhet realitet

schedule13:07 - 17 Shkurt, 2019

schedule 13:07 - 17 Shkurt, 2019

Nis rikonkstruksioni i një prej shkollave më të vjetra 9-vjeçare në Elbasan. Investimi i bashkisë për këtë projekt është 58 milionë lekë.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa”, një ndër shkollat më të vjetra në Elbasan, do të kenë mundësinë të mësojnë në ambiente të reja dhe moderne. Deputeti i PS, Taulant Balla theksoi se kërkesa e komunitetit po bëhet realitet për të pasur një shkollë të re dhe bashkëkohore.

Taulant Balla: Vitin e kaluar bashkë me kryetarin e baskisë, banorë të kësaj zone në kuadër llogaridhënies publikë, ngritën shqetësimin e rikonstruksionin e plotë të një prej shkollave më historike të Elbasanit, shkolla “Bardhyl Popa”, sigurisht që jo vetëm i shërben një prej lagjeve më të rëndësishme të Elbasanit, por më shumë se kaq, ka një numër shumë të madh nxënësish dhe për këtë qëllim, Bashkia Elbasan vendosi që ta planifikojë në buxhetin e vet një investim të plotë në këtë shkollë. Jam krena që i qëndruam fjalës tonë përpara banorëve të kësaj lagje.

Përveç ambienteve te brendshme të shkollës është rikonstruktuar totalisht edhe palestra, këndet sportive si edhe ambientet e saj rrethuese. Vlera  e investimit nga Bashkia Elbasan per kete shkolle eshte 58 milionë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!