Dalja e Dj Dagz nga shtëpia e Big Brother VIP ka përplasur Einxhel me Donaldin. Moderatorja e ka quajtur hipokrizi nga ana e Donaldit dhe Beatrixit, veprimin për të mos shpëtuar Dagzin, me të cilin kishin një raport të ngushtë brenda shtëpisë së famshme. Madje, shumë ndjekës e kanë quajtur “tradhti” nga ana e Donaldit, pasi zgjodhi të shpëtonte Tanin dhe jo mikun e tij.
Gjithashtu dhe Dagz e shprehu hapur zhgënjimin por çfarë mendon Dj Pm, me të cili luajtën për një kohë si një konkurrent i vetëm. Ky i fundit duket se ka marrë mesazhe të shumta mbi këtë situatë, sa që ka reaguar përmes një postimi në Instastory. Ai shkruan se ka pasur raporte të mira me të gjithë banorët dhe nuk dëshiron të përfshihet në debate.
“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”.
Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shume.”
/abcnews.al