Elefantë të rrallë binjakë lindin në Kenia

schedule02:12 - 21 Janar, 2022

schedule 02:12 - 21 Janar, 2022

Elefantë binjakë kanë lindur këtë javë në një ngjarje të rrallë në një rezervat kombëtar në Kenian veriore. Mashkulli dhe femra u vunë re për herë të parë nga udhërrëfyesit në safari në rezervatin Samburu në fundjavë. Ata janë vetëm grupi i dytë i elefantëve binjakë që janë ndeshur ndonjëherë nga organizata bamirëse lokale e ruajtjes, “Save the Elephants”.

Organizata bamirëse thotë se binjakët elefant përbëjnë vetëm 1% të lindjeve të elefantëve, me rastin e fundit të njohur të regjistruar në vitin 2006. Duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, themeluesi i organizatës së bamirësisë Doktor Iain Douglas-Hamilton tha se kjo ishte një kohë kritike për elefantët pasi grupi i fundit i binjakëve të lindur 15 vjet më parë nuk kishte mbijetuar shumë pas lindjes.

Shumë shpesh nënat nuk kanë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer të dy elefantët, shtoi ai, duke thënë se të gjithë i kishin “gishtërinjtë e kryqëzuar për mbijetesën e tyre”.  Elefantët afrikanë kanë periudhën më të gjatë të shtatzënisë nga çdo gjitar. Ata mbajnë të vegjlit e tyre për gati 22 muaj dhe lindin çdo katër vjet raporton “BBC”.

Tregtia e fildishit dhe humbja e habitatit jetësor kanë bërë që elefantët të futen në Listën e Kuqe të specieve të rrezikuara nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës . Megjithatë, popullsia e elefantëve është rritur në Kenia vitet e fundit, sipas regjistrimit të parë të kafshëve të egra në vend të publikuar vitin e kaluar.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!