Zgjedhjet lokale të pjesshme, Vangjeli: Opozita do humbi të 6 bashkitë, ata janë gati të theren me njëri-tjetrin

schedule22:07 - 20 Janar, 2022

schedule 22:07 - 20 Janar, 2022

Për analistin Lorenc Vangjeli opozita do të humbi të 6 bashkitë në zgjedhjet lokale të pjesshme.

Duke folur në “Log.”, Vangjeli është shprehur se opozita ka shumë probleme të mëdha të brendshme, pasi prej kohësh nuk janë mbledhur aleatët. Ai ka shtuar se ka një disavantazh ekstrem në këto zgjedhje lokale të pjesshme.

“Do e humbin edhe Shkodrën. Do ja lënë Edi Ramës. Ata po zihen në çdo cep. Ata janë gati të theren me njëri tjetrin. Unë po të them çfarë do të ndodhë.” tha Vangjeli.

Ndërkohë në sondazhin e publikuar në “Log.” që i përket zgjedhjeve të 25 prillit, PD ka shanse që të mbajë Shkodrën në kampin opozitar. Po kështu shanset sipas sondazhit janë të mëdha edhe për Dibrën.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 6 marsin si datë për zgjedhjet lokale në 6 bashki që janë pa kryetar. /acbnews.al/