E përplasën me makinë dhe e futën në një mjet tjetër, rrëmbehet 22-vjeçari shqiptar në Francë

schedule19:55 - 20 Janar, 2022

schedule 19:55 - 20 Janar, 2022

Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Riom.

Si të dyshuar janë akuzuar katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë. Mediat franceze raportojnë se thuhet se kanë qenë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar.

“Është pak e ndërlikuar nëse është një zhdukje shqetësuese ose rrëmbim. Nuk dimë shumë. Dëshmitarët janë shprehur se në fillim u dëgjua një zhurmë e madhe. Dy automjete ishin përplasur. Ai pa personat që ndodheshin në automjetin pas, të dilnin dhe të merrnin drejtuesin e mjetit përpara. Më pas u larguan ”, thotë Eric Maillaud, prokuror publik.

“Ishte dëmtuar dhe dyert u hapën. Pronari i mjetit nuk korrespondon me personin e zhdukur, është dikush që nuk ka të njëjtën moshë. Prandaj hetuesit besojnë se ka qenë djali që është rrëmbyer. Në çfarë konteksti, ne nuk e dimë. Kjo mund të ndodhë në sfondin e trafikut të drogës por nuk ka shumë informacion në këtë fazë ”, thotë prokurori. Shtëpia e personit të zhdukur  është në Lempdes.

Është hapur hetimi gjyqësor, pasi policia ka identifikuar 4 persona që mund të kishin lidhje me këtë zhdukje: “Kanë lidhje me të zhdukurin. Ne vërtetuam se personi i zhdukur ishte në shtëpi pak kohë më parë ”, thotë Eric Maillaud. Ata janë 4 shtetas shqiptarë në gjendje të parregullt sipas prokurorit.

Edhe pse kanë të njëjtën kombësi, ata pranojnë se e kanë parë atë mbrëmje dhe më pas është larguar dhe se nuk e dinë ku ka shkuar, thotë prokurori. Katër të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut. g.v/abcnews.al