Këngëtari Muharrem Ahmeti ishte i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur për këngën e tij të fundit. Ndër të tjera ai është shprehur se ka qenë i pari në Shqipëri që ka kënduar tallava. Por këngën e tij më të fundit e ka të stilit latin dhe sipas tij ia kanë pëlqyer fansat.
“Mendova këtë, që të ndryshoja pak stil dhe mendova të futesha në stil latin, por nuk e dija se si do e prisnin fansat këtë projekt por deri tani jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që po shikoj ecjen e këngës dhe e kanë pritur shumë mirë. Por tekstin e këngës e ka shkruar Jorgo Papinxhi dhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunime edhe më të mëdhaja, pse jo edhe në festivale. Por më duhet të realizoj edhe dy projekte të tjera të të njëjtit stil”.
Ku fitohen më shumë para në tallava apo në ndonjë rrymë tjetër?
“Kjo tallava që luhet sot pa ofendime ose pa ndonjë keqkuptim nuk është kjo tallavaja që Muharrem Ahmeti e ka prezantuar në Shqipëri dhe e ka shpik në Shqipëri. Tani është diçka më ndryshme dhe është shumë e prapambetur siç prezantohet sot vetëm me një ritëm ose vetëm me një takt dhe e performojnë të gjithë. Shumica e punëve që fiton janë dasmat dhe koncertet, por nuk është keq. Në fillim kur e kam prezantuar këtë lloj stili ishin të gjithë kundër meje. Por unë kam marrë shumë stile dhe shpika dhe bëra një stil të timin, do të thotë që nuk kopjova njeri”.
Kjo do të thotë që është rryma e Rremës, saktësisht?!
“Bravo. Saktë. Do të thotë se në atë kohë ishin të gjithë kundë meje, ndërsa sot të gjithë po hyjnë në këtë stil”.
A iu ka ngacmuar ndonjë fanse?
“Kam qenë në Australi në koncert dhe ishte një fansja ime aty që ajo më ndiqte që kur kam filluar unë të këndoj dhe po qante me të madhe dhe donte patjetër që të më takonte. Duke qarë më thoshte dua të dal në fotografi me ty dhe dua të puth një herë. Dhe i thashë si motër si të duash nuk e ka problem, por ajo mori një drejtim tjetër dhe i thash të lutem kaq. Nuk doja të merrja anë nnegative t’u thoja badigardëve ose diçka. Thjesht e mora për krahu e nxorra jashtë dhe i thash të rujtë Zoti dhe të jesh mirë”./abcnews.al