Prek disa kohësh në Vlorë dy institucionet më të larta vendore bashkia dhe ai i prefekturës nuk kanë marrëdhënie të mira.
Së fundmi mësohet se Prefektura e Vlorës me drejtues Flamur Manaj i ka kthyer buxhetin e miratuar në mbledhjen e këshillit të bashkisë në drejtimin e Dritan Lelit në muajin dhjetor.
Institucioni i prefektit nuk e ka miratuar projekt-buxhetin e bashkisë për vitin 2022.
Sipas burimeve nga bashkia e Vlorës mësohet se mosmiratimi i buxhetit është për shkak të rritjes se taksave të pastrimit në paketën fiskale gjë e cila nuk është pasqyruar në shpenzimet për pastrimin.
Ndërkohë sipas projekt buxhetit të paraqitur në prefekturë shpenzimet e pastrimit për vitin 2022 janë më të ulëta se viti 2021.
Ndërkohë tashmë pritet që pas 15 ditësh ky buxhet të diskutohet sërish në këshillin e bashkisë./abcnews.al