Infektimi i grave shtatzëna me Covid prek dhe foshnjat, pavarësisht nëse është i dukshëm në placentë

schedule10:32 - 20 Janar, 2022

schedule 10:32 - 20 Janar, 2022

Covid 19 së fundmi po përhapet me ritme të shpejta dhe nuk po kursen askën më. Sipas një studimi të fundit rezulto se gratë shtatzëna me Covid janë më të rrezikuara që të  sëmurën rëndë sesa ato që nuk janë në një gjendje të tillë.

Të dhënat tregojnë se COVID-19 gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e lindjes së parakohshme prandaj është e rëndësishme që gjatë shtatzënisë të përmirësohet trajtimi dhe qasja terapeutike te grave shtatzëna me COVID-19.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 23 gra shtatzëna, 12 prej të cilave ishin pozitive për SARS-CoV-2, midis tyre, tetë ishin asimptomatike, një kishte simptoma të lehta dhe tre kishin sëmundje të rëndë COVID-19.

Pas lindjes, studiuesit krahasuan përgjigjen imune midis nënave dhe të porsalindurve duke studiuar mostrat e gjakut. Në përgjithësi, përgjigjet imune inflamatore u vunë re si tek nënat ashtu edhe tek të porsalindurit dhe tek indet e placentës, gratë shtatzëna me SARS-CoV-2 kishin reduktuar filtrat e qelizave T, të cilat janë të përfshira në përgjigjen imune të trupit ndaj viruseve.

Nënat që kishin COVID-19 gjatë shtatzënisë zhvilluan antitrupa ndaj SARS-CoV-2 pavarësisht nga prania e simptomave. Në disa prej tyre u zbuluan edhe antitrupa në gjakun e kordonit kërthizor. Përveç kësaj, nënat me COVID-19 gjatë shtatzënisë kishin nivele të larta të citokineve inflamatore në gjakun e tyre, pavarësisht nga prania e simptomave të COVID-19.

Foshnjat e lindura nga nëna me COVID-19 kishin nivele të larta të citokinës inflamatore (interleukinë 8) pavarësisht nga prania e simptomave tek nënat dhe megjithëse të porsalindurit nuk u diagnostikuan me COVID-19.

Përveç kësaj, placentat e nënave me COVID-19 kishin dëmtuar qelizat imune, megjithëse virusi SARS-CoV-2 nuk u zbulua në placentë./abcnews.al