Nga Nabil Ahmed, Aljzaeera
Ndërsa hyjmë në vitin e tretë të kësaj pandemie mizore, ne ende nuk dimë se si do të jetë e ardhmja jonë. Kur u zbulua për herë të parë virusi, të pasurit dhe të varfërit u bashkuan nga frika. Politikanët e fuqishëm dënuan egoizmin nacionalist, kritukuan sjelljen e korporatës “të pangopur si ferr” dhe premtuan se vaksina do ti jepte fund pandemisë.
Dukej sikur kishte solidaritet, por ishte vetëm fillimi.
Mbi 5.5 milionë persona kanë humbur jetën por numri i vërtetë i vdekjeve për shkak të pandemisë mendohet të jetë mbi 19 milionë. Por pandemia ka rritur numrin e miliarderëve që nga fillimi i saj. Një miliarder ka “lindur” çdo 26 orë gjatë kësaj pandemie. Vetëm pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë është dyfishuar, duke u rritur me një normë prej 15,000 dollarë në sekondë. Por COVID-19 ka varfëruar 99 përqind të njerëzimit, raporton abcnews.al
Sëmundja është pabarazi. Pabarazia e të ardhurave është tani një tregues më i fortë nëse do të vdisni nga COVID-19 apo mosha. Në vitin 2021, miliona njerëz vdiqën në vendet më të varfra me akses të pakët në vaksina pasi monopolet farmaceutike, të mbrojtura nga vendet e pasura, frenuan furnizimin e tyre.
Ne krijuam miliarderë të rinj vaksinash në kurrizin e miliarda njerëzve që i mohuam aksesin ndaj vaksinave. Për shkak se pabarazia na dëmton të gjithëve, ne të gjithë jemi të rrezikuar nga variantet që shfaqen nga aparteidi i vaksinave të krijuara nga njeriu.
Vlerësimet e reja të Oxfam tregojnë se pabarazia ka kontribuar në vdekjen e të paktën një personi çdo katër sekonda. Dhe kjo është një shifër konservatore.
Pasuria e miliarderëve është rritur më shumë që nga fillimi i pandemisë sesa në 14 vitet e mëparshme së bashku.
FMN, Banka Botërore, Crédit Suisse dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF) të gjitha projektojnë një rritje të pabarazisë brenda vendeve. Shumë prej triliona dollarëve, të derdhura nga bankat qendrore në tregjet financiare për të shpëtuar ekonomitë, kanë përfunduar në xhepat e miliarderëve, ndërkohë që rritja e fuqisë monopole, privatizimi në rritje, erozioni i të drejtave të punëtorëve dhe shkalla e tatimit mbi pasurinë dhe korporatat dhe liberalizimi i tregut të punës janë rritur me shpejtësi.
Paralelisht, miliarda njerëz po përballen me pabarazinë. Në disa vende, njerëzit më të varfër janë katër herë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19 sesa më të pasurit. Rreth 3.4 milionë amerikanë me ngjyrë do të ishin gjallë sot nëse jetëgjatësia e tyre do të ishte e njëjtë me atë të amerikanëve të bardhë, raporton abcnews.al
Barazia gjinore është rritur sërish ndërsa gratë në shumë vende po përballen me një pandemi të dytë të dhunës në rritje me bazë gjinore.
Mungesa e aksesit në vaksina ka rritur çdo pabarazi. Dhe tani perspektiva e masave shtrënguese të mbështetura nga FMN në më shumë se 80 vende kërcënon t’i përkeqësojë gjërat. Pabarazia tani është po aq e madhe sa ishte në kulmin e imperializmit perëndimor në fillim të shekullit të 20-të.
Shpresa se ndryshimi mund të vijë nga neoliberalizmi është çmenduri. Natyra e paprecedentë e krizës së sotme kërkon veprim të jashtëzakonshëm, sistematik dhe një ndryshim në imagjinatën e politikës të së reales. Çdo qeveri ka nevojë për një plan të shekullit të 21-të për të luftuar pabarazinë gjinore dhe racore.
Ky është mësimi i qeverive pas Luftës së Dytë Botërore dhe valës së çlirimit nga kolonializmi. Mund të fillojmë duke shpenzuar triliona dollarë në ekonominë reale për të shpëtuar jetë. Është e arritshme dhe e nevojshme që qeveritë të fillojnë menjëherë të tërheqin fitimet e mëdha të bëra nga të pasurit gjatë pandemisë përmes taksave të të solidaritetit, duke marrë shembullin e vendeve si Argjentina, raporton abcnews.al
Ky është vetëm fillimi. Për të trajtuar pabarazinë e pasurisë në një nivel më themelor, ne kemi nevojë për taksa të përhershme progresive mbi kapitalin dhe pasurinë. Historia ofron frymëzim: Presidenti i SHBA Franklin D Roosevelt vendosi një normë të lartë të tatimit mbi të ardhurat marxhinale prej 94 përqind në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore (deri në vitin 1981, kjo normë do të ishte mesatarisht 81 përqind).
Qeveritë mund të investojnë të ardhurat e mbledhura nga taksimi progresiv në mjetet e provuara dhe të fuqishme për të krijuar shoqëri më të barabarta, më të shëndetshme dhe më të lira, siç është kujdesi shëndetësor universal, siç ka bërë Kosta Rika dhe mbrojtja sociale universale, raporton abcnews.al
Ne mund të investojmë për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore dhe për të krijuar një botë pa lëndë djegëse fosile. Ne duhet të ndryshojmë rregullat e tregut, të sektorit privat dhe të globalizimit, në mënyrë që ato të mos prodhojnë në radhë të parë një pabarazi kaq të madhe. Kjo do të thotë ndryshimi i pushtetit: forcimi i të drejtave të punëtorëve dhe mbrojtja e tyre; shfuqizimi i ligjeve seksiste që pengojnë ligjërisht gati 3 miliardë gra të kenë të njëjtat zgjedhje pune si burrat; dhe adresimi i monopoleve që kërcënojnë demokracitë.
Në këtë moment, detyra më urgjente është që qeveritë e pasura të “zhdukin” monopolet farmaceutike mbi vaksinat e COVID-19, në mënyrë që të mund të kemi akses në vaksina dhe t’i japim fund kësaj pandemie.
Se si do të dalim nga kjo emergjencë globale varet nga ne. Nëse ne përpiqemi mund të kemi një ndryshim të thellë: ekonomi të përqendruara te barazia në të cilat askush nuk jeton në varfëri, dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi më as me rritje të paimagjinueshme të miliarderëve.
Kështu, pabarazia nuk do të na vrasë dhe do të rritet shpresa për përmirësim.
/abcnews.al