Kukësi nuk heq dorë nga pretendimet për titull. Trajneri Armando Cungu mbetet me besim edhe pas humbjes në Durrës me Teutën.
Ishte momenti i delirit për vendasit dhe i dëshpërimit për miqtë. Teuta shmangu barazimin, dhe Kukësi nuk iu largua dot humbjes, me një disfatë në Durrës që duket si një kapitullin në luftën për titull. A është i këtij mendimi trajneri Armando Cungu, presidenti i të cilit duket se kërkon fitoren e kampionatit, me patjetër?
“E rëndësishme është që Kukësi të bëjë një kampionat ashtu siç e ka bërë. Ka bërë një kampionat shumë të mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Para pak javëve shkoi 12 pikë përpara kundërshtari, por në fund e mbylli me 3 pikë”, tha Cungu.
Cungu vlerëson Teutën, por thekson edhe diçka që po i mungon skuadrës së tij këtë fazë të dytë.
“Mendoj se gjithçka shkoi ters për ne, si sot si me Tiranën kemi shpërdoruar të paktën 7-8 raste për gol”, tha Cungu.
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, natyrisht e dinte se kë duhej të falenderonte të parin.
“Merita është e portierit, por futbolli kështu është. Mund të kishim barazuar në fund, mund të kishim shënuar më tepër, por personalisht mendoj që e marr çdo gjë me sportivitet. Futbolli është i tillë, mund të kesh dhe mund të mos kishim fat në fund. Sot patëm fat, por edhe për meritë të Islit arritëm të merrnim tre pikë të rëndësishme”, tha Shkëmbi.
Ai vlerësoi paraqitjen e ekipit, pavarësisht humbjes në pjesën e parë.
“Pjesa e parë për mua ishte lojë e bërë mirë me kundërshtarin që në momentin e vetëm që erdhi na shënoi. Çdo ndeshje është e vështirë aq më tepër që kishim një kundërshtar të fortë dhe direkt. Për fat të mirë, për meritë të çunave arritëm ta fitojmë”, tha Shkëmbi.
Teuta kaloi Kukësin në renditje, duke u ngjitur e dyta me 39 pikë, një më shumë se kuksianët, por 7 pikë prapa Partizanit, që ka një ndeshje më pak./abcnews.al