Qeveria ka miratuar një vendim për dhënien e pensionit të posaçëm të disa figurave të njohura të artit, por edhe sportit shqiptar. Në vendimin e publikuar dje në Fletoren Zyrtare në listën janë tetë emra të njohur që përfitojnë shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.
Artistja e madhe Drande Xhaj, Besnik Çinari, Aleksandër Peçi. Në listë janë tre parodistët e Vlorës, Mane Lumani, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu. Gjithashtu pension i posaçëm është akorduar edhe për trajnerin Et’hem Kaso, por edhe Spiro Kolekën.
/ Abcnews.al