Vajza nga Tajlanda e “marrosur” pas Shqipërisë: Djemtë shqiptarë janë shumë të ëmbël

schedule09:09 - 20 Janar, 2022

schedule 09:09 - 20 Janar, 2022

Nantana Buathong udhëtoi drejt Shqipërisë për dy javë pushime por qëndroi për tre muaj. 24 vjeçarja nga Tajlanda tregon u magjeps me vendin dhe mikpritjen e shqiptarëve. Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 24-vjeçarja tha se ka krijuar shumë miq shqiptarë.

“Në fillim planifikoja për të shkuar në një vend të ri, është një vend që mund ta vizitoja pa vizë, kështu që vendosa të vija për dy javë. Më pas thashë qenka një nga vendet më të bukura që kam vizituar ndonjëherë, bëra shumë miq dhe ishte një përvojë shumë e mirë. Vendosa të qëndroj për tre muaj.“, tha ajo.

Ajo tregoi se është impresionuar nga ushqimet shqiptare duke veçuar dhe specat e mbushur. “Ishte hera e parë që provova byrekun shqiptar dhe ishte shumë i ndryshëm nga të tjerët. Më pëlqejnë shumë dhe specat e mbushur.”, tregoi 24-vjeçarja duke treguar më pas nëse do të martohej me një djalë shqiptar.

“Ndoshta dhe po, janë kaq të ëmbël dhe e duan familjen”, tha ajo. Për më tepër, ajo ka në plan që të nisë dhe një biznes në Shqipëri. “Mendoj se Shqipëria është një vend i ri, shikoj shumë mundësi për një biznes aty. Dua të filloj një restorant dhe më pas do të shikoj se si do të ecë.”, tha 24-vjeçarja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!