Një histori e bukur dashurie u trajtua këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Liljana Kampula dhe Armando Balla u dashuruan që kur ishin 16-vjeç. Të ftuar në emisionin e mëngjesit, ata treguan se ishin njohur në një asambël folklorik në Përrenjas dhe se për të dy kishte qenë dashuri me shikim të parë.
Por pavarësisht se ishin shumë të vegjël kur nisën lidhjen, ata arritën ta mbanin marrëdhënien e tyre më të fortë. Çifti tërhoqu vëmendjen në rrjete sociale pasi videoja ku shihet Armandi që i bën një propozim surprizë për fejesë gjatë një udhëtimi që kishin bërë në Mavrovë u bë virale.
Dhe Liljana kishte menduar një surprizë për partnerin e saj. E emocionuar, ajo i dhuroi Armandos unazën e fejesës. “Edhe unë di të mbaj të fshehta dhe të bëj surpriza.” i tha ajo.
/abcnews.al