Pak ditë më parë skuadra e Sampdorias shkarkoi trajnerin Roberto D’Aversa, pas rezultateve negative të arritura në krye të skuadrës italiane.
Pas tre sezonesh, rrugët e Marco Giampaolos dhe Sampdorias bashkohen sërish, me teknikun italian që rikthehet zyrtarisht në pankinën e klubin gjenovez, të cilin e ka drejtuar për plot 123 ndeshje në të shkuarën.
Ish trajneri i Milanit dhe Torinos, ka firmosur kontratë 6-mujore, me opsion zgjatjeje deri në verën e 2024-ës.
“Një përshëndetje të gjithë tifozëve të Sampdorias, që janë një vlerë e shtuar për klubin dhe dua që të mbushim sa më shpejt shkallët e “Marassit”. Kokën lart dhe të luajmë futboll, do të jetë motoja ime te Sampi, që shumë shpejt do të rikthehet aty ku i takon”, deklaroi Giampaolo në prezantimin e tij zyrtar në klubin gjenovez.
? | OFFICIAL
Welcome back, boss! #Giampaolo is the new #Sampdoria coach
— Sampdoria English (@sampdoria_en) January 19, 2022
/f.a/abcnews.al