Gligorov e mbyll te Partizani, mbetet në Superiore te pretendenti për titull

schedule20:57 - 18 Janar, 2022

schedule 20:57 - 18 Janar, 2022

Partizani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit Filip Gligorov. Anësori i djathtë u afrua në verë te “Demat e kuq”, teksa luajti 7 ndeshje në kampionat dhe tani është lënë i lirë.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, njofton Partizani.

Gligorov pritet të mbetet në Abissnet Superiore, pasi sipas Oversport ka nënshkruar me Kukësin, duke u bashkuar me Emiljano Mustën, që e kishte shok skuadre te Partizani. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!