Albatros Rexhaj: Shqipëria vendi i ekstremeve

schedule21:50 - 15 Shkurt, 2019

schedule 21:50 - 15 Shkurt, 2019

Shkrimtari Albatros Rexhaj ishte i ftuar në “Provokacija”, ku është shprehu se fetë janë të domosdoshme.

 “Nëse nuk janë të dobishme janë të domosdoshme. Kur të mungon mbështetja prej sistemit, prej shoqërisë dhe është një boshllëk shpirtëror që njerëzit e plotësojnë atë”.

Më tej ai është shprehur se koncepti për fetë në Kosovë është më i konsoliduar sesa në Shqipëri.

“Në Kosovë besimi është më i konsoliduar. Ne nuk e kemi pasur dogmën komuniste të ashpër sikundër ka qenë në Shqipëri. Kur ka një traditë fetare të konsoliduar nuk ka hapësirë për interpretime ektreme. Shqipëria, për mendimin tim është vendi i ekstremeve. Ka një pjesë që është shumë konservative dhe ka pjesë që është është ekstrem liberale. Kosova është pak në ujëra më mesatarë. Si popull si atje e si këtu ne i përqafojmë idetë ekstreme. Në paralelizëm, komunistët më të poshtër në rajon kanë qenë komunistët shqiptarë. E kam fjalën për në rajon, në Ballkan, komunistët më të poshtër kanë qenë komunistët shqiptarë. Ka pasur komunistë edhe në Greqi, edhe në Mal të Zi, në Kroaci, por nuk kanë qenë kaq të ashpër sikundër kanë qenë komunistët shqiptarë. Tani edhe në idetë tjera më ekstreme shqiptarët dalin si më të ashpër. Kjo ka të bëjë me gjenetikën tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!