Green Pass në këmbim të parave, arrestohet infermierja në Itali

schedule11:45 - 18 Janar, 2022

schedule 11:45 - 18 Janar, 2022

Autoritetet italiane kanë arrestuar një infermiere e cila hiqej sikur i vaksinonte personat kundër Covid, por në fakt paguhej thjesht për të marrë pasaportën false të vaksinimit. Hetuesit përdorën një kamera të fshehtë për të regjistruar 58-vjecaren që punon në një qendër vaksinimi në Siçili.

Nga pamjet, gruaja shihet që mbush shiringën dhe pastaj e zbraz në një garzë, pasi bën sikur e injekton në krahun e njerëzve. Të njëjtin veprim ajo e kishte bërë edhe me vaksinën e saj, prandaj u arrestua, pas akuzave  për falsifikim dhe përvetësim të jashtligjshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë me vaksinat anti-Covid, për më tepër ku gjatë muajve të fundit shumë mjekë dhe infermierë janë arrestuar nga autoritetet italiane.

/abcnews.al