Protesta e opozitës, Gjermeni: Ky është plani “B” i PS

schedule18:20 - 15 Shkurt, 2019

schedule 18:20 - 15 Shkurt, 2019

Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni ka folur për planin “B” që ka Partia Socialiste lidhur me protestën që do organizojë opozita nesër përpara Kryeministrisë. Sipas saj, të gjitha kërkesat që janë bërë deri në këto momente janë politike. Ajo është shprehur se zërit të qytetarëve PS do i përgjigjet me dialog.

“Ky është një miting i organizuar nga opozita dhe është një protestë politke e drejtuar nga PD dhe LSI. Në momentin që qytetarët do japin një sërë kërkesash ata do marrin një përgjigje. Në momentin që do kemi një sërë kërkesash ne do reagojnë dhe do jemi gati për dialog. Qytetarët janë të lirë të kërkojnë të drejta e tyre dhe të nxjerrin një axhendë dhe të thonë që të drejtat tona po thyhen”.

Më tej ajo është shprehur se krerët e opozitës po kërkojnë pushtetin në tavolinë.

 “Me këtë lloj qasjesh agresive dhe duke shantazhuar, mbase ky është synimi i dy krerëve të opozitë që duke sjellë këtë lloj qasje agresive duan të  ulen në tavolinë për të fituar pushtetin në tavolinë. Uroj që protesta të mos jetë e dhunshme dhe të jetë protestë qytetare. Uroj dhe besoj që opozita të mbajë përgjegjësi për atë që po bën. Presim kërkesat e qytetarëve ndërsa ato që janë thënë deri tani janë kërkesat e opozitës. Për kërkesat e popullit ne iu ofrojmë dialog”./abcnews.al