Që prej orëve të para të mëngjesit, qyteti i Beratit është mbuluar nga mjegulla e dendur.
Mjegulla ka nisur të shfaqet prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezentë në të gjithë qytetin. Kjo situatë ka krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve brenda në qytet. Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun edhe në Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.
Siç edhe shihet nga pamjet e siguruara nga ABC i gjithë aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë është në këto kushte.
Automjetet po qarkullojnë me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm. /abcnews.al