Protesta e opozitës të shtunën ka ngjallur debat mbi atë cka mund të ndodhë. Mazhoranca është përgatitur edhe për ndonjë skenar të mundshëm dhune. Nga ana tjetër opozita bën deklarata për protestë paqësore ndonëse vendimin final ia kanë lënë në dorë qyetarëve protestues.
Protesta e 16 shkurtit ka ngritur pikpyetje jo për fillimin por mbi përfundimin e saj. Do të manifestohet paqësisht apo do të ketë dhunë?
“Dhunë? Nuk jam interesuar”.
Interesimin ia ka lënë policisë përfaqësuesi kryesor i mazhorancës socialiste Kryeministri Edi Rama.
“Kam besim që policia i ka kapacitetet të bëjë punën e vet. Nuk më bëjnë asnjë lloj impresioni këto deklarata dhe protestash.
Këto janë protesta kastash që nuk kanë ndërmend të shkojnë asgjëkund. Qeveria nuk reagon në rast dhune. Reagon policia në rast të dhunës. Nuk është detyrë e qeverisë të administrojë një protestë. Ka një ligj që për protestat”.
Megjithatë nuk mungojnë idetë për skenarët e përgatitur. Një të tillë e dyshon kryeministri, bëhet fjalë për dhunën e ushtruar Parlamentit në Shkup, në prill të 2017-ës, kur mbështetësit e opozitës sulmuan deputetët e mazhorancës së re dhe kryeministrin Zoran Zaev.
“Ka një përpjekje të opozitës për të vepruar sipas një skenari të ngjashëm me atë të Maqedonisë, por që në fakt nuk e kanë idenë çfarë ka ndodhur atje. Të shtunën proteston kasta që ka një pakicë dhe që nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë më shumë se atë që i ka dhënë populli për të bërë opozitën.”
“Është një ëndërr për një dëshirë të papërmbajtshme për të marrë një pushtet që nuk kanë ndërmend t’ua japin qytetarët”.
“Nuk ka asnjë lloj skenari konspirativ që mund të kesh dëgjuar apo që mund të ketë hapur ky njeri i kapur në panik e sipër, i cili duhet të rrijë në zyrë, por ikën me bisht ndër shalë. Ne kemi thirrur shqiptarët në tubim. Të shtunën datë 16 ora 11:00 para Kryeministrisë. Në këtë protestë me shpresën që shqiptarët do i bashkohen dhe do t’i bashkohen do jenë ata që do marrin fatet në dorë sepse territori, godinat qeveritë janë të tyre. Ata do të përcaktojnë çdo bëjnë”.
Në debatin e asaj që mund apo nuk mund të ndodhë në protestën e opozitës janë përfshirë edhe gazetarë e analistë.
“Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje.”
As këta nuk dinë se cdo të ndodhë në të vërtetë. E sigurtë është që do të mblidhen qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të protestuar përpra godinës së kryeministrisë pa kryeministët pasi të shtunën Edi Rama do të jetë në jug të vendit.
“Të shtunave nuk shkoj në kryeministri dhe shkoj në terren. Këtë herë do jem në Vlorë”. /abcnews.al