Bullgaria fut Maqedoninë në “zonën e kuqe”, masat që duhet të zbatojë

schedule10:35 - 17 Janar, 2022

schedule 10:35 - 17 Janar, 2022

Bullgaria përditësoi të mërkurën listën e vendeve që paraqesin rrezik për përhapjen e virusit, kështu që nga 19 janari në “zonën e kuqe” do të futet edhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu në listën e kuqe do të jenë Austria, Serbia, Turqia, Hungaria, Luksemburgu, Izraeli, Kuvajti, Grenada, Grenlanda, Katari, Mbretëria e Bahreinit, Republika e Libanit.

Kjo do të thotë masa të reja, pra autoritetet bullgare kur të hyjnë në vend do të kërkojnë një test negativ PCR për fëmijët mbi 12 vjeç dhe jo më të vjetër se 72 orë, përndryshe nëse nuk kanë një dokument të tillë, ata i nënshtrohen një karantinë 10-ditore.

Kjo masë nuk vlen për fëmijët nën 12 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!