Biznesmeni Vesaf Musa nga Vlora është lënë në burg nga gjykata e Fierit. Musa dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare nga komuniteti rom.
Në praninë e psikologes, 14-vjeçarja ka deklaruar në polici se 64-vjeçari ka kaluar me makinë në fshat dhe i ka kërkuar t’i bashkohet.
“Eja se do të bëjmë qejf,” dyshohet t’i ketë thënë ai 14-vjeçares.
Në foton e mësipërme, 64-vjeçari është fotografuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe Ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Ndër vite, fabrikën e tij e kanë vizituar zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. /abcnews.al/