Empoli ku aktivizohen 3 lojtarë shqiptarë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me skuadrën e Venezias.
Nedim Bajramit, Ardijan Ismajlit dhe Kristjan Asllanit, ishin të tre në fushën e lojës për të bërë të mundur marrjen e një rezultati pozitiv përballë skuadrës ku luan edhe lojtari portugez Luis Nani.
Ismajli dhe Bajrami e nisën ndeshjen si titullarë nga trajneri Andreacoli, ndërkohë që Asllani u fut nga stoli në minutën e 79-të duke zënë vendin e Zurkovskit.
Në minutën e 26-të Empoli i shqiptarëve kaloi i pari në avantazh me anë të Zurkovskit, ndërsa Venezia arriti të barazonte në minutën e 73 me Okereke, i cili u asistua nga Nani, që u bë protagonist që në debutimin e tij me Venezian.
Me këtë barazim Empoli ndodhet në kuotën e 29 pikëve në vendin e 11-të, ndërsa Venezia ka 18 pikë e pozicionuar në vendin e 17-të në Seria A.
/f.a/abcnews.al