Valencia tenton lojtarin e Romës, nisin bisedimet me 24-vjeçarin

schedule15:30 - 16 Janar, 2022

schedule 15:30 - 16 Janar, 2022

Lojtari i Romës, Amadou Diawara është kthyer në prioritetin kryesorë të skuadrës së Valencias. Ekipi spanjoll po kërkon më ngulm për një mesfushorë që mund të përforcojë mesfushën dhe lojtari i verdhekuqve mendohet si i duhuri.

Skuadra spanjolle beson se mesfushori 24-vjeçar nga Guineja do të ishte perfekt për skuadrën e José Bordalás, duke luajtur mirë në sistemin e tij 4-4-2, dhe për këtë palët kanë nisur edhe bisedimet për këtë transferim.

Siç raportohet nga “TuttoMercatoWeb”, Valencia  është interesuar te Roma për një marrëveshje të mundshme huazimi për Diawara dhe negociatat mund të fillojnë në ditët e ardhshme.

Diawara nuk ka arritur t’i bëjë përshtypje trajnerit Jose Mourinho këtë sezon dhe kështu ka bërë vetëm katër paraqitje në Serie A, për një total prej 168 minutash. Largimi i tij nga kryeqyteti italian tashmë duket i pashmangshëm. /f.a/abcnews.al