“Kam biseduar shumë me të, komunikimi mes nesh nuk ka qenë problem. Fatkeqësisht, nuk ka pasur përmirësim në lojën tonë dhe nuk kanë ardhur rezultatet shumë të rëndësishme për ne”.
Kështu u shpreh menaxheri i përgjithshëm i Genoas, Johannes Spors, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport vendimin e klubit për të shkarkuar Andriy Shevchenkon.
Ukrainasi nuk arriti të sigurojë asnjë fitore gjatë qëndrimit dy mujor në Genoa, ndërsa klubi renditet i parafundit me vetëm 12 pikë. /abcnews.al/