BE-SHBA: E hapur për dialog me Rusinë, por jo në dëm të sovranitetit

schedule09:12 - 16 Janar, 2022

schedule 09:12 - 16 Janar, 2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ,në një komunikim që ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken kanë diskutuar në lidhje me situatën e fundit të krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Borrell dhe Blinken diskutuan për ngritjen ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës dhe informuan njëri-tjetrin mbi angazhimet e fundit diplomatike mbi përpjekjet e Rusisë për të ripërcaktuar sigurinë në Evropë.

Zyrtarët e lartë kanë hedhur poshtë iniciativën ruse për të rindërtuar sferat e ndikimit në Evropë dhe nënvizuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar konsultimet intensive për këtë dhe çështje të tjera midis SHBA-së dhe BE-së, duke paraqitur një front të fortë, të qartë dhe të bashkuar transatlantik.

Gjithashtu Blinken dhe Borrell kanë theksuar mbështetjen e mbështetjen e tyre për sovranitetin , pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe theksuan nevojën që Rusia të depërshkallëzojë dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e Minskut.

Ndër të tjera ato theksuan se BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të hapura për dialog me Rusinë, por asnjëherë në dëm të lirisë, sovranitetit, pavarësisë së anëtarëve të komunitetit transatlantik dhe partnerëve të tyre.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!