Autoritetet xhamajkane kanë arrestuar një ish-senator haitian si të dyshuarin kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moise. Zëdhënësi i policisë xhamajkane, Dennis Brooks deklaroi se John Joel Joseph u arrestua ditën e premte. Presidenti u vra në 7 qershor në rezidencën e tij nga persona të armatosur.
Shefi i Policisë Kombëtare, Leon Charles tha se zoti Joseph siguroi armët dhe organizoi takimet. Zëdhënësi i policisë nuk pranoi të komentonte nëqoftëse arrestimi kishte ndodhur pas një kërkese të FBI-së që po heton gjithashtu ngjarjen. Në një raport të policisë haitiane shkruhej se zoti Joseph “ ishte instrumental në vullnetin e tij të ashpër për të vrarë presidentin” sipas “Miami Herald”.
Ish-oficeri i ushtrisë kolumbiane Mario Antonio Palacios u akuzua në fillim të këtij muaji në SHBA që kishte qënë pjesë e komplotit. Disa njerëz që kishin lidhje me vrasjen janë arrestuar në Haiti raporton “BBC”. Shumë të dyshuar që u ndaluan ishin ish-anëtar të ushtrisë kolumbiane dhe shumë prej tyre thanë se ishin punësuar që të siguronin “shërbime sigurie” në Haiti dhe që nuk i’u treguan për një plan për të vrarë presidentin.
Hetimi për vrasjen e presidentit ka qënë i ngadaltë dhe është penguar nga dorëheqjet e zyrtarëve kryesorë. Hetuesit kanë marrë kërcënime me vdekje dhe janë intimiduar. /abcnews.al