George Monoggiou, vëllai i deputetes greke u shua dy net më parë në një aksident rrugor pas “Ferrari” me të cilin po udhëtonte u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.
Së fundmi mediat greke shkruajnë për dyshime se “Ferrari 488” me të cilin ai lëvizte, mund të kishte probleme, që edhe mund të kenë ndikuar në aksidentin tragjik.
Avokati i biznesmenit, shprehu shqetësimin e tij për faktin se Ferrari i drejtuar nga George Monogyios shpërtheu pas përplasjes, megjithëse po lëvizte me një shpejtësi relativisht të ngadaltë.
Përveç kësaj, ai i qëndroi një deklarate të një eksperti, sipas të cilit rezervuari i karburantit të makinës ishte i paprekur.
“Është dikush që ka thënë diçka dhe e është i të njëjtit mendim me një shofer taksie. Konkretisht ai tha se makina po lëvizte me shpejtësi të ulët, nuk ishte më shumë se 70-75 kilometra.. Devijimi nuk është i justifikuar. Megjithatë, edhe nëse ka pasur një përplasje, për mendimin tim, shpërthimi nuk është i justifikuar. Unë do të punoj me ekspertë…”, mësohet të jetë shprehur avokati.
Pas një kërkimi u zbulua se vetë kompania e Ferrarit kishte bërë një tërheqje të konsiderueshme për një problem në rezervuarin e karburantit në vitin 2019.
Më konkretisht, tërheqja kishte të bënte fillimisht me të gjitha Ferrari-t e periudhës 2018-2019, pra 488 Pista , 488 GTB, GTC4Lusso, GTC4Lusso T, 488 Spider, 812 Superfast dhe Aperta 2018.
Pyetja që është bërë, se si është e mundur që një makinë 500 mijë euro të ndizet kur përplaset me 75 km/orë, ndoshta përgjigjen do ta japë Ferrari .
Problemi kishte të bënte me një çarje të mundshme në rezervuarin e karburantit , që mund të çonte në një zjarr në makinë. Megjithatë sipas mediave greke zbulimet e mëtejshme janë në duart e ekspertëve. /abcnews.al/