Para Eurovisionit, Ronela Hajati do të performojë në një event evropian

schedule15:57 - 15 Janar, 2022

schedule 15:57 - 15 Janar, 2022

Ronela Hajati është kënëgtarja e përzgjedhur për të na përfaqësuar në Eurovision. “Sekret” mban titullin kënga e saj që triumfoi përballë “Theje” të Alban Ramosaj, i cili ishte gjithashtu një pretendent kryesor. Ronela ka premtuar se do të dhurojë spektakël në skenën e festivalit që do të mbahet në Torino.

Ajo ka thënë se performanca do të jetë shumë ndryshe nga ajo çfarë tregoi në Festivalin e Këngës dhe se do të jetë e paharrueshme. Mirëpo, para se ta shikojmë në Eurovision, Hajati do të performojë në “Barcelona Eurovision Party” më 26 mars 2022.

Kjo pjesëmarrje është në kuadër të turit promovues përpara tri netëve të Eurovision Song Contest në maj. Ronela do të shkundë qytetin me energjinë e saj dhe këngën “Sekret”. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!