Ndeshja mes Kukësit dhe Dinamos nuk do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar të Kukësit. Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, e planifikuar të luhet më 19 janar në “Kukës Arena” është ndryshuar përsëri.
Kjo sfidë sipas njoftimit të skuadrës së Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bërë e ditur se do të luhet në “Elbasan Arena”.
Në këtë mënyrë skuadra e Kukësit vazhdon “shtegtimin” e saj nëpër stadiume të tjera në pritje të marrjes një konfirmim të stadiumit të saj.
Tifozët duhet të presin edhe disa ditë të tjera për të shikuar skuadrën e tyre të zemrës të luajë në stadiumin e ri.
/f.a/abcnews.al