Dy futbollistë afrikanë të Besëlidhjes u sulmuan nga disa të rinj në Lezhë, dhe policia nisi procedim penal për agresorët. Afrikanët tregojnë ngjarjen, ndërsa theksojnë se janë të kënaqur në Lezhë.
Nuk pati pasoja, por tronditja ishte e madhe.
Dy lojtarë afrikanë të Besëlidhjes, u kërcënuan dhe u sulmuan në hyrje të qytetit të Lezhës, nga disa të rinj, por për fat të mirë gjithçka përfundoi shpejt.
Vetë futbollistët, Isak dhe Omar Kamara, u shprehën më pas se gjithçka nisi me ofendime ndaj tyre, ofendime të cilave ata iu përgjigjën.
Afrikanët e patën shumë të vështirë me shpjegimet e tyre, duke mos ditur thuajse fare shqip, ndonëse theksuan se kjo ishte një ngjarje e veçuar, dhe se ata ndihen mirë në qytetin e Lezhës
Burime në klub deklaruan se ata që sulmuan futbollistët janë përdorues droge, të cilët më pas I zunë pritë afrikanëve dhe u përpoqën t’i dhunonin fizikisht.
Policia e Lezhës informon se ka procedim penal për dy persona, dhe se materialet I janë referuar prokurorisë së rrethit.
Lojtarët afrikanë kanë qenë të rëndësishëm tek Besëlidhja këtë sezon, madje Omar Kamara shkëlqeu që në sezonin e kaluar, duke ndihmuar ekipin të kishte sukses në Kupën e Shqipërisë. /abcnews.al