Spanja ka shënuar rekord të infektuarish, përkatësisht 162.500 raste duke shënuar mbi 8 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar 90,759, sipas të dhënave.
Shkalla e infeksioneve në 14 ditët e fundit u rrit në 3,192 raste për 100,000, sipas shifrave të qeverisë, në krahasim me 3,156 raste për 100,000. Që nga nëntori, numri i infeksioneve është rritur vazhdimisht për shkak të transmetueshmërisë të mutacionit Omicron dhe grumbullimeve gjatë Krishtlindjeve.
Megjithatë, numri i shtrimeve në spital mbetet në nivele të ulëta.
/abcnews.al