Vrasja në xhirime, Alec Baldwin dorëzon më në fund telefonin në polici

schedule08:24 - 15 Janar, 2022

schedule 08:24 - 15 Janar, 2022

Alec Baldwin ka dorëzuar zyrtarisht celularin e tij tek autoritetet përkatëse të premten në mëngjes. Sipas People, aktori 63-vjeçar po bashkëpunon me policinë për hetimin që ka nisur lidhur me ngjarjen në filmin Rust ku vdiq një person. Urdhëri për telefonin u lëshua në dhjetor.

Të premten, autoritetet njoftuan se telefoni i aktorit ishte dorëzuar në Suffolk County, autoritetet e Nju Jorkut, të cilët ishin në proces të marrjes së informacionit për t’i dërguar në Santa Fe. Baldwin po bënte prova për një skenë kur arma e tij u shkrep dhe vrau regjisoren Halina Hutchins.

Aktori është shprehur se nuk e ka tërhequr këmbëzën dhe se është i dërrmuar nga ngjarja. Autoritetet dhanë urdhër për të sekuestruar telefonin e Baldwin në mënyrë që të ekzaminonin mesazhet dhe informacionet e tjera të ruajtura në pajisje, sipas dokumenteve të gjykatës.

Megjithatë, çështja nuk ka të bëjë me telefonin e tij dhe nuk ka përgjigje në pajisje. Alec nuk bëri asgjë të keqe. Pyetja e vërtetë që duhet një përgjigje se si u gjetën plumbat e vërtetë në xhirime”, u shpreh avokati i tij. /abcnews.al