Pacientët post Covid, mjeku: Shumë raste po shfaqin shqetësime të zemrës, neurologjike dhe reumatizmale

schedule15:54 - 14 Janar, 2022

schedule 15:54 - 14 Janar, 2022

Mund të kalojnë Covid, por problemet shëndetësore për shumë persona nuk marrin fund me të.  Shtimi i të infektuarve  po i përball mjekët me rritje të  numrit të pacientëve që ankohen për shqetësime të ndryshme.

“Kemi parë njerëz me probleme  kardiake të panjohura, probleme raumatologjike, neurologjike, dermatologjike, alergjike të gjitha. Nuk janë shfaqur të gjitha në periudhën e parë por më vonë”, ka thënë ai.

Shefi i Mjekësisë Interne dhe Urgjencës në Spitalin “Hygeia” në Tiranë, Profesor Doktor Arben Pilaca, shpjegon se disa probleme mund të jenë pasojë e virusit, të tjera mund të vijnë nga lënia pas dore e sëmundjeve kronike.   Diferencën mes tyre e bën specialisti.

 “Ka probleme organike, psikologjike prandaj them se duhet një mjek për të verifikuar si fillim problemin për ta verifikuar më pas me analiza specifike. Flasim për subjekte që nuk i kanë pasur para Covid. por ato janë anashkaluar dhe sëmundjet kronike dhe nga goditjet dhe trajtimi që është bërë edhe ekuilibri i tyre është prishur”, është shprehur mjeku.

Infeksionisti Pilaca i bën apel qytetarëve të mos vetëmjekohen, por të këshillohen me mjekun.

 “Në qoftë se në 12 javët e para nga kalimi i infeksionit Covid, pas kësaj kohe nëse njerëzit kanë ankesa të njëjta duhet që ti drejtohen mjekut”, ka thënë ndër të tjera ai.

Për shkak të shenjave të ngjashme të Covid, gripit dhe virozave të tjera mjekët vërejnë me shqetësim se shumë persona po neglizhojnë konsultën e specialistit dhe po vetëm trajtohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!