Me 9 Janar, Bora Zemani festoi 30 vjetorin e lindjes. Por mbrëmjen e djeshme ajo organizoi Një festë madhështore me kolegë, miq dhe njerëzit e dashur. Moderatorja shfaqej e kuruar deri në detaje me një fustan të shkurtër ngjyrë bojëqielli që vezullonte ndërsa flokët i kishte të kapura bisht.
Të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit mes të cilëve, Arbana Osmani, Sara dhe Lori Hoxha, Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Olti Curri, Eraldo Rexho, Elita Rudi, Jona Spahiu, Xhensila Myrtezaj, Aulona Musta, Ana Lika, Ervin Kurti, personazhe të Përputhen dhe shumë të tjerë.
Mirëpo, nuk mungoi dhe ish partneri i saj, Vin Veli, i cili si duket ka qenë DJ. Ai ka publikuar një fotot të djalit, Arbor, duke bërë rolin e Dj-it. Kjo do të thotë se ai ka qenë prezent në momentin kur Bruno dhe Klajdi, që ndezën atmosferën në festë, i kënduan Borës këngën “Toxic Love” të Elgit Dodës.
Kjo është kënga që vetë Donaldi, i cili është protagonist në klip, ka pranuar se e ka shkruar për Borën. Siç shihet dhe nga videoja, Bora ka kërcyer dhe kënduar bashkë me ta ndonëse nuk ka fshehur dhe emocionet.
/abcnews.al