Kukësi po “pastrohet” para Dinamos, dy futbollistë e mposhtin Covid-19

schedule13:41 - 14 Janar, 2022

schedule 13:41 - 14 Janar, 2022

Kukësi do të luajë të mërkurën kundër Dinamos, pasi FSHF e mori në konsideratë kërkesën për shtyrjen e ndeshjes për shkak të të infektuarve me Covid-19 te verilindorët.

Klubi njoftoi se ishin shtatë futbollistë të prekur, ndërkohë që tani ky numër është ulur dhe trajneri Diego Longo është qetësuar disi.

Sipas Supersport, sulmuesi Edi Basa ka dalë negativ në testin e fundit dhe golashënuesi i skuadrës është gati për Kukesin, sikurse i riu Eogen Sula. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!