Policia italiane ka gjetur kokainë dhe një arsenal të vërtetë armësh në banesën e dy të rinjve shqiptarë 25 dhe 27 vjeç në Pontasieve, Firence. Efektivët shkuan në banesën e të rinjve, pasi kishin arrestuar 27-vjeçarin. Ai u prangos me urdhër të Prokurorisë së Firences, për llogari të një dënimi penal të pakryer prej 2 vjet e 9 muajsh burg për vjedhje banesash dhe largim nga masa e “arrestit shtëpiak”.
Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët gjetën një sasi prej gati 1 kilogramë kokaine, ende e pandarë në doza të vogla, disa gram marijuanë, 5 pistoleta, 3 armë gjysmë-automatike dhe 2 revolverë. Efektivët gjetën edhe shumë aparatë telefonësh celularë dhe tableta, që mendohet të jenë të vjedhura. Ndërsa shoku i tij i shtëpisë, 25-vjeçari me origjinë shqiptare, u arrestua për mbajtje lëndësh narkotike dhe mbajtje e paligjshme e armëve dhe sendeve të vjedhura./abcnews.al