Ditën e sotme, Albeu.com zbuloi ish-bashkëshortin e aktores Arjola Demiri. Bëhej fjalë për Ajax Boshnjakun, i cili është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
LEXO EDHE: Zbulohet bashkëshorti i Arjola Demirit, e ka përmendur shpesh: Më ka rrahur dhe tradhtuar
Ndërsa më herët, vetë Arjola ka ndarë me të gjithë historinë e jetës së saj, duke filluar nga problemet me ish-bashkëshortin dhe deri te marrëdhënia që ka me tre fëmijët.
Ajo ka folur hapur për tradhëtinë që i bëri ish-bashkëshorti i saj për 6-të vite rresht. Ndërkohë, Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.
“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, është shprehur Arjola në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Aktorja mes lotësh ka pranuar se për gjashtë vite i kishte falur tradhëtinë ish-partnerit, ndërkohë që lajmin për pabesi e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.
“Më treguan banorët e zonës dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh Arjola.
Aktorja ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin, të cilët jetojnë me të dhe ajo ka theksuar se ka sakrifikuar shumë për ta./abcnews.al