Tomini: Gjatë këtyre dy javëve u arrit piku i pandemisë

schedule10:32 - 13 Janar, 2022

schedule 10:32 - 13 Janar, 2022

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini në konferencën e Komitetit të Ekspertëve deklaroi se gjatë këtyre dy javëve është arritur piku i pandemisë në vendin tonë. Tomini theksoi se varianti Delta dhe Omicron kanë ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarve, por gjithashtu edhe qarkullimi i virusit të gripit.

Një faktor sipas saj është gjithashtu edhe mosrespektimi i masave dhe grumbullimi gjatë festave të fundvitit. Kjo bëri, thotë Tomini që gjatë këtyre dy javëve të reflektohet edhe piku më i lartë i pandemisë.

“Incidenca javore është tepër e rritur. E ndjekur dhe nga një incidencë e lartë në dy javët e fundit. I atribuohet qarkullimit të dy varianteve, Delta dhe Omicron, por edhe mos respektimit të masave dhe grumbullimeve për festa. Aktualisht edhe në vend qarkullon gripi dhe të tre variantet përbëjnë një qarkullim në nivele të larta. Incidenca dy javore janë përfshirë në shumëfishim, por pa reflektuar në hospitalizim. Edhe pozitiviteti është në nivel më të lartë. Kjo incidencë e lartë gjatë kësaj periudhe ka reflektuar edhe pikun më të lartë të pandemisë të hasur në vend”, deklaroi Tomini.

Megjithatë dhe pse janë shënuar shifra rekord, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të mos ndryshojë masat, duke lënë ato që janë në fuqi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!