Boris Johnson po përballet me thirrjet e konservatorëve të vjetër për dorëheqje nga posti i tij si kryeministër.
Kjo pasi ai pranoi se kishte marrë pjesë në një festë gjatë periudhës së bllokimit.
Johsnon kërkoi falje dhe tha se e kuptonte tërbimin e publikut. Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, u mblodhën sot rreth Johnson.
Douglas Ross dhe mbështetësi i lartë William Wragg i kanë bërë thirrje atij të largohet.
Dan Poulter, i cili punon edhe si psikiatër, tha: “Jam i kënaqur që kryeministri kërkoi falje, por nuk është shumë ngushëllim për ata prej nesh që u kujdesëm për pacientët në vijën e parë të NHS dhe i pamë ata të vdisnin nga Covid”. /Abcnews.al