Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 24,246 raste të reja me COVID.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 77 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 21637 që prej fillimit të pandemisë.
ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 21637 vdekje.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 670, prej të cilëve 565 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 654 pacientë të rinj ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 578.