Autoritetet norvegjeze: Omicron ul rrezikun e shtrimit në spital me 69%, muajt që do sjellin kolaps

schedule16:56 - 12 Janar, 2022

schedule 16:56 - 12 Janar, 2022

Rreziku i shtrimit në spital për shkak të COVID, është 69% më i ulët në krahasim me variantin Omicron të koronavirusit, në krahasim me Deltan. Ky është përfundimi i një raporti të përgatitur nga autoritet norvegjeze, duke përforcuar të dhënat e deritanishme se ky variant është më pak i rrezikshëm.

“Analiza paraprake e të dhënave norvegjeze tregon se rreziku i shtrimit në spital nga COVID si shkaktar parësor është 69% më i ulët me variantin Omicron krahasuar me infeksionin që shkakton varianti Delta”, shkruan Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI).

Varianti Omicron është identifikuar në 32% të pacientëve të prekur nga COVID në vendin nordik gjatë javës së parë këtij viti. Por në të njëjtën kohë, varianti është bërë dominant duke zënë tani rreth 90% të rasteve të reja me COVID.

“Varianti Omicron ka një rrezik të dukshëm më të ulët se varianti Delta për të zhvilluar një formë serioze të sëmundjes te personat e infektuar”, tha FHI.

Sipas institutit, vala e dimrit ka gjasa ta vendosë sistemin shëndetësor nën presion nga muaji janar e deri në mars, një kohë kur pritet të rritet akoma më shumë numri i infeksioneve të reja.

Qeveria e vendit nordik ka rivendosur masat kufizuese në mes të muajit dhjetor duke përfshirë këto ndalimin e shitjes së alkoolit në bare dhe restorante dhe një aplikim të punës nga shtëpia aty ku ishte e mundur.

Ajo ka njoftuar se nesër, të enjten, në orën 19:00 me orën lokale do të mbajë një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e pandemisë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!