Ndërkohë që situata në Partinë Demokratike ka argravuar, ku listës së të përjashtuarve nga grupi parlamentar përveç Sali Berishës i janë bashkuar edhe të tjerë, Taulant Balla pret që puna në Kuvend të vijojë normalisht.
Në një konferencë për shty, kreu i grupit socialist tthekson se në çdo fillim sesioni deputetët njoftojnë përkatësinë e tyre.
“Nuk ka pasur në konferencë të kryetarëve, duhet ti citoj se në fillim të çdo sesioni deputetë njoftojnë përkatësinë e tyre. Por kjo është një çështje që i takon PD. dëshira ime është që puna të vijojë normalisht, me qëllim që ne të përmbushim të gjitha detyrimet që Kuvendi ka.
Viti 2022 është një vit i rëndësishëm për anëtarësimin. Nuk ka dyshim që do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Unë mendoj se ka ardhur kohë që Shqipëria ta mbajë konferencën e parë. detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka dhe Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm duhet ti përmbushë. Ne në frymën e një përgjegjësie të madhe ta përmbyllin në javët e para për të zgjatur mandatin e vettingut”, tha ai.
Balla komentoi gjithashtu edhe protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ku u shpreh se “Berishizmi”dhe dhuna janë anët e një medalje.
“Kemi diskutuar dje edhe për aspekte të tjera të punës së Kuvendit. Berishizmi dhe dhuna janë anët e një medalje. Në këtë aspekt keqardhje për gjithçka që ndodhi të shtunën në selinë e PD. Kjo kurrsesi dhe në asnjë aspekt nuk mund të ndërlidhte me punë e grupit parlamentar të PD në Kuvend”, u shpreh Balla.
I pyetur nga gazetarja e ABC, Esiona Konomi për çështjen e presidentit,Balla komentoi edhe shkarkimin e presidentit ilir Meta.
“Unë nuk jam orakull, nuk e di kur gjykata do të shprehet. Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar për shkarkimin e presidentit janë fakte dhe prova. Kushtetuta nuk la lënë vakum. Menjëherë pas shkarkimit kryetari i Kuvendin ushtron kompetencat e presidentit dhe Kuvendi nis punën për zgjedhjen. Në mes të prillit të këtij viti fillon procedura normale për zgjedhjen. Kjo është një çështje javësh tashmë”, tha ai.
Mundësitë për një president konsensual me opozitën, ai përgjigjet: “Kushtetua ka parashikuar që në tre raundet e para presidenti zgjidhet me një shumicë të cilësuar. Jemi ende herët për të parashikuar çfarë do të ndodhë.” g.v/abcnews.al